KreuStil Jetese

Jo perfekte, Chrissy Teigen tregon barkun pas tre lindjeve: “Duam prapë fëmijë”!  

Jo perfekte, Chrissy Teigen tregon barkun pas tre lindjeve: “Duam

Një trup normal, dhe një bark jo krejtësisht i sheshtë e plot muskuj si ato që tregojnë yjet shpesh: Chrissy Teigen ndau me ndjekësit pamje të saj si nënë e tre fëmijëve, pa make up ndërsa përqafonte një arush lodër e këndonte: “Nuk më bëhet vonë fare”!  

Modelja 37 vjecare po relaksohej në shtëpi pas një fundjave të ngarkuar me hapjen e pasticerisë së saj në Los Angeles. Me një kanotjere të shkurtër dhe strece të zeza, ajo tregoi barkun, që ndonjëse jo perfekt sipas standarteve tani, dukej mjaft mirë.  

Chrissy është e martuar me këngëtarin e John Legend që nga viti 2013, pasi u takuan gjatë xhirimit të videoklipit të tij Stereo në 2006. Ata kanë bashkë vajzën Luna, shtatë vjeç, djalin Miles, katër vjeç dhe vajzën tjetër ende foshnje, Esti. Esti lindi në janar dhe së shpejti do të mbushë katër muajsh.

“Dy ishte e vështirë. Por tre është edhe më e vështirë, sepse je shumë më i madh në numër dhe gjërat sikur ngatërrohen”, pat thënë ajo për revistën Parents. Megjithatë, në një intervistë të fundit me DuJour – Chrissy zbuloi se ajo dhe John janë të hapur ndaj perspektivës për të zgjeruar familjen e tyre edhe më tej.  “Ne duam shumë fëmijë,” u shpreh modelja. “Do të doja të kisha katër të mitë dhe më pas të adoptoja disa të tjerë”, rrëfeu ajo.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF