KreuStil Jetese

Keisi e la të hapur ribashkimin, Kristi ia pret shkurt!  

Keisi e la të hapur ribashkimin, Kristi ia pret shkurt!  

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Keisi pohoi se do të shohë se si do të shkojë raporti i saj me Kristin dhe priste që ai t’i shkruante. 

Kristi doli i dyti në finalen e show-t mjaft popullor, cmimin e parë të të cilit e fitoi këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli.  

Në intervistën e parë pas përfundimit të formatit, të dhënë për TCH, Kristi u shpreh se ishte i zhgënjyer që doli i dyti pasi pretendonte për çmimin e madh. Ai u shpreh se sa i përket imazhit më të mirë që kanë treguar në këtë edicioni, ai e meritonte çmimin më shumë se Luizi. 

 “Pozicioni i dytë, i tretë dhe i katër nuk më interesonin shumë, desha të parin, nuk e tregova zhgënjimin por e kisha, ishin shumë të barabartë, ky Big Brother tregoj se loja nuk ka rëndësi, por ka rëndësi imazhi që jep dhe në këtë nuk e meritonte ai, por e meritoja unë”, tha ai. 

Kristi gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme ishte mjaft i komentuar edhe për një lidhje që kishte lënë jashtë dhe romancën e shkurtër që krijoi brenda me Keisin. Të dy ata u ndanë  pas pak javësh brenda BBVA. Ai tani thotë se i ka mbyllur të dyja këto lidhje. “Nuk dua të komentojë për këtë është e mbaruar, si me të si me Keisin janë dy marrëdhënie të mbyllura për mua. Me Zazën kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte distancë të gjatë dhe kjo e bënte të komplikuar për shumë arsye të tjerë, kështu që për mua mirë që edhe kjo përfundoi se tregoj se prapë nuk jemi për njëri-tjetrin”, u shpreh ai.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF