23.5 C
Tirana
E martë, 30 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Nis sot Eurovision; Familja Kelmendi humb provat e festivalit! Arsyeja?!

Festivali më i madh Europian Eurovision nis mbrëmjen e sotme gjysmëfinalen e parë. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa gjysmëfinalja e parë mbahet mbrëmjen e sotme, e dyta është më 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe pritet të mbahet më 13 maj. Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”.

Familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë për provat e performancës së tyre për shkak të mospajisjes me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë. Të trija mbrëmjet do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, ndërsa prezantuesi i televizionit irlandez Graham Norton do të bashkohet në finale.

Liverpooli u zgjodh pas një procesi që ekzaminoi objektet në vend, aftësia për të akomoduar mijëra delegacione, ekuipazh, tifozë dhe gazetarë, infrastruktura dhe oferta kulturore e qytetit pritës në pasqyrimin e fitores së Ukrainës në 2022. “Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovision në emër të Ukrainës”, u shpreh mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Osterdahl, në një intervistë të dhënë.

Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovision që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në 25 vjet.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit