Mosha është thjesht një numër, dhe këtë, Robert De Niro e dëshmoi qartë së fundi me lajmin se është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare.Aktori i njohur amerikan e rrëfeu këtë vetë gjatë një interviste të dhënë për ET Canada.

Diferenca e moshës mes vajzës së madhe të aktorit, Drena De Niro, dhe fëmijës të tij të porsalindur është plot 51 vjet.

Gjithashtu në familjen e madhe të tij janë edhe djali Raphael, 46-vjeç, i cili së bashku me vajzën e madhe janë fëmijët e De Niros dhe gruas së tij të parë, Diahnne Abbott. Fëmijë të tjerë janë nga martesa e tij e dytë, Elliot, 25-vjeç, dhe Helen, 11-vjeçe dhe binjakët 27 vjeçar, Aaron dhe Julian.
De Niro ka gjithashtu edhe katër nipër e mbesa.
Ai zbuloi lindjen e fëmijës së shtatë kur Brittnee Blair, gazetarja e cila po e intervistonte, e pyeti duke i thënë: “E di që keni gjashtë fëmijë”. Aktori e korrigjoi duke iu përgjigjur: “Shtatë, në fakt, sapo u bëra sërish baba”.

De Niro nuk është megjithatë babai më i moshuar në botë, sepse “ky titull” i takon australianit Les Colley që u bë baba në moshën 92 vjecare.