KreuStil Jetese

“Dorëzohet” dhe gruaja e George Clooney-t, bën ndryshimin e madh në fytyrë: “Tjetër njeri”!

“Dorëzohet” dhe gruaja e George Clooney-t, bën ndryshimin

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney është një prej emrave më të lakuar të mediave rozë jo vetëm për faktin se është bashkëshortja e yllit hollivudian, George Clooney, por edhe për elegancën dhe sharmin e saj.

Amal dujkej mjaft krenare me pamjen e saj, por në eventin e fundit të Cartier ajo u shfaq krejt ndryshe, duke i befasuar fansat. Në fotot e postuara nga stilisti i njohur i flokëve Dimitris Giannetos, Amal pozon në foto të ndryshme, por pavarësisht vathëve dhe veshjes mbresëlënëse, vëmendja e të gjithëve ishte në fytyrën e saj.

Amal Clooney është dukshëm “e rifreksuar” në këto foto sipas disa ndjekësve të cilët nuk e përjashtuan mundësinë që ajo t`i jetë nënshtruar operacioneve plastike.

Në fakt, një ndryshim  mund të vihet re, e nëse nderhyrje rezulton te jete e vërtetë, atëherë kjo do të thotë se as avokatja “serioze” nuk i ka shpëtuar dot presionit të standarteve të reja të bukurisë që po imponon industria e ndërhyrjeve estetike.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF