Fundjavën e kaluar, miliona njerëz ndoqën drejtpërdrejt kurorëzimin e mbretit Charles III. Ngjarja historike u zhvillua në Westminster Abbey dhe ceremonia u drejtua nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby. Ndërpersonat që kishin një rol të mirëpërcaktuar në ceremoni ishte Jonathan Thompson, Major i Regjimentit Mbretëror të Skocisë.

Fansat e familjes mbretërore thonë se Majori Thompson “vodhi shfaqjen” dhe videot e tij në ceremony, u bënë virale në rrjetet sociale. Jonathan Thompson ka qenë me Madhërinë e Saj që kur ajo erdhi në fron dhe është pjesë e Batalionit të 5-të të Regjimentit Mbretëror të Skocisë.

39-vjeçari dikur ishte truproja më i vjetër i Mbretëreshës, por tani i shërben Charles dhe fotografohet vazhdimisht me të. Me një fizik mbresëlënës, buzëqeshje joshëse dhe sy magnetikë, oficeri i veshur me kilt njihet nga miqtë si ‘Johnny’ dhe është mbiquajtur ‘Major Eye Candy’ në TikTok. “Kthehet kalorësi i pashëm me kilt”, dhe “ ai do të jetë Jamës Bondi” i ardhshëm ishin disa nga komentet.

Edhe në ceremoninë e kurorëzimit të Charles, ai vërtet që ra në sytë e të gjithëve. Thompson është baba i një fëmije dhe është martuar në 2010-tën me Caroline, menaxhere marketingu.
