KreuStil Jetese

Më në fund, zbulohet emri i djalit të Rihanna-s!

Më në fund, zbulohet emri i djalit të Rihanna-s!

Kjo e shtunë, më 13 maj, do të jetë ditëlindja e parë për djalin e Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t, por emri i tij nuk ishte bërë i ditur deri më tani. Në javën e ditëlindjes së tij, një kopje e pretenduar e certifikatës së tij të lindjes është publikuar dhe shihet se emri i tij është RZA Athelston Mayers.

Besohet se foshnja u quajt RZA, frymëzuar nga lideri i grupit hip hop Wu-Tang. Ndërkohë që Athelston është emri i mesëm i A$AP Rocky, pasi emri i tij i plotë është Rakim Athelston Mayers. Daily Mail, pasi pa këtë certifikatë të supozuar të lindjes, zbuloi gjithashtu se djali kishte lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, më 13 maj në orën 10:58 me kohën lokale.

RZA Athelston Mayers së shpejti do të ketë një motër ose vëlla më të vogël, pasi Rihanna është sërish shtatzënë. Ky ishte gjithashtu një sekret derisa artistja u shfaq në pjesën e parë të Super Bowl në shkurt, duke zbuluar barkun e saj të rrumbullakosur.

Mbetet për t’u parë se si do ta quajë ajo dhe A$AP Rocky fëmijën e tyre të dytë dhe nëse do të përpiqen ta mbajnë të fshehtë edhe emrin e bebit nr. 2.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF