KreuStil Jetese

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi kërkon mbështetje për familjen Kelmendi në Eurovision!

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision mbahet këtë mbrëmje dhe në mesin e 16 shteteve konkurrente përfaqësuesit e të cilëve do të ngjitën sonte në skenë, është edhe Shqipëria me interpretimin e Albinës dhe familjes Kelmendi. Artistja shqiptare bashkë me familjen e saj sjellin këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë për të performuar.

Shumë emra të njohur dhe artistë kanë kërkuar votat e publikut në mbështetje të përfaqesueses së Shqipërisë që të arrijë të kualifikohet në finalen e madhe.

Atyre iu bashkua së fundi edhe fituesi i BBVA, këngëtari Luiz Ejlli. Luizi përdori llogarinë e tij në Instagram për të lëshuar një apel mbështetjeje për Shqipërinë në eventin e rëndësishëm muzikor.

“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe, votoni Albinen”, ka shkruar Luizi, i cili është ngjitur edhe vetë në skenën e  “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF