KreuStil Jetese

Myku ekstrem, familja e Tori Spelling vazhdimisht e sëmurë!

Myku ekstrem, familja e Tori Spelling vazhdimisht e sëmurë!

Familja e Tori Spelling është në gjendje alarmi: Aktorja është detyruar të dërgojë fëmijët në urgjencë. Kjo pasi familja e saj ishte ekspozuar ndaj mykut “ekstrem” për muaj të tërë brenda shtëpisë së tyre të marrë me qira. “Dona”, e cila u bë e njohur me serialin “Beverly Hills, 90210” tha se fëmijët – të cilët janë nga mosha 6 deri në 16 vjeç – për muaj të tërë kanë qenë vazhdimisht të sëmurë.

Aktorja postoi foto në rrjetet sociale ku shihet e veshur me maskë dhe fëmijët e saj në spital. “Kur më sëmureshin fëmijët, mendoja se kjo ndodh kur ke fëmijë të vegjël në shkollë. Ata të sjellin sëmundje në shtëpi. Por kur arrijmë në pikën ku ata janë më shumë të sëmurë në shtëpi sesa në shkollë, duhej të zbuloja se çfarë po ndodhte”, tha ajo.

Spelling shtoi se nisi të kuptonte që në fakt, dicka serioze po ndodhte  pasi fëmijët e saj ishin vazhdimisht në gjumë dhe ishin të trullosur kur ajo ishte zgjuar. Siç zbuloi ajo, muajt e fundit fëmijët vuanin nga infeksione të vazhdueshme të frymëmarrjes, simptoma “ekstreme” të ngjashme me alergjitë dhe skuqje të lëkurës. Djali i madh i familjes, 16-vjeçari Liam u diagnostikua me faringit dhe kishte temperaturë shumë të lartë. Më tej, Spelling tha se inspektorët shëndetësorë gjetën myk në të gjithë shtëpinë.

“Tani e dimë se kur shtëpia u etiketua si një rrezik për shëndetin dhe e pajetueshme, se çfarë na kishte ndodhur. Tani do të largohemi nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po kërkojmë një airbnb ose hotel derisa të kuptojmë se çfarë të bëjmë.”

Aktorja zbuloi në dhjetor se djali i saj më i vogël Bo, 6 vjeç, kishte humbur një muaj shkollë pasi “u sëmur përsëri”. Në janar, Spelling tregoi se vajza e saj e madhe, Stella 14-vjeçare, u shtrua dy herë në spital pasi vuante nga migrena hemiplegike, një lloj i rrallë migrene që ndikon në funksionet motorike të një personi dhe mund të ndikojë në të folur dhe ndjesi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF