KreuStil Jetese

Jori dhe Noizy shtojnë dyshimet për raportin mes tyre!

Jori dhe Noizy shtojnë dyshimet për raportin mes tyre!

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli dhe Noizy kanë shtuar dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë. Jori postoi një video në TikTok ku të dy shfaqen në një dhomë, me audion e këngës së re të Noyzit, dhe duke iu përshtatur temës së saj.

Teksa të gjithë menduan se ata po bashkëpunojnë për një videoklip, shumë ndjekës mendojnë se mes tyre edhe ka lindur diçka më shumë. Dyshja dy ditë më parë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në Instastory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.

“Ja zura karrigen”, shkruan Jori. Deri tani asnjeri prej tyre nuk ka dhënë detaje rreth bashkëpunimit dhe as për lajmet që kanë qarkulluar për romancë të mundshme.  

Ja zura karrigen ? #noizy #jori #joridelli @Noizy

Kujtojmë që Jori spikati në “Big Brother VIP” jo vetëm si një nga banoret më të bukura, por edhe për natyrën e saj shumë pozitive.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF