KreuStil Jetese

Shakira në një takim të dytë me Lewis Hamilton, këtë herë në një jaht!

Shakira në një takim të dytë me Lewis Hamilton,

Darka e Shakirës dhe Lewis Hamilton ishte kryefjala e kësaj jave në mediat botërore. Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku këngëtarja kolumbiane shihej në restorantin Cipriani nën shoqërinë e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. Përveç kësaj, gjatë garës, ajo u pa edhe duke biseduar me Tom Cruise.

Më 8 maj, artistja veshi një fustan të zi të ngushtë sensual dhe kaloi një mbrëmje të gëzuar me shoferin e Mercedesit. Së fundmi është konfirmuar se Shakira është parë sërish Hamiltonin. The Sun dhe Daily Mail kanë publikuar fotografi në të cilat ajo shihet duke hipur në një jaht në brigjet e Miamit, së bashku me pilotin dhe miqtë e tjerë të tij.

Ajo që bie më shumë në sy është qëndrimi i këngëtares. Ajo është shfaqur e buzëqeshur, diçka që nuk ka ndodhur shumë muajt e fundit në Barcelonë. Mbetet për t’u parë nëse Hamilton është arsyeja pse ajo është e lumtur apo është për shkak të publikimit të këngës së saj të re Acrostico të enjten.

Javën e kaluar Shakira u pa edhe me Tom Cruise. Sipas një personi të afërt me këngëtaren, Shakira ka kaluar shumë mirë me aktorin e njohur të dielën e kaluar. Megjithatë, ajo nuk do të mendonte të kishte asnjë lloj marrëdhënieje me të. “Shakira kaloi një kohë të mirë duke u shoqëruar me Tom në F1, por ajo nuk ka interes të takohet me të”, tha një burim për US Weekly.

Ai ishte vërtet i këndshëm dhe asaj i pëlqente shoqëria e tij, por ajo nuk është e fokusuar në takimin me të apo me dikë tjetër për momentin. Ajo është e fokusuar te fëmijët dhe karriera për momentin, “Shakira ka parë lajmet që kanë qarkulluar në internet për të dhe Tom, por ajo mendon se janë qesharake sepse thjesht nuk janë të vërteta”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF