KreuStil Jetese

Jo “i çmendur”: Zbulohet cmimi i biletave të koncertit të Luizit në Kosovë!

Jo “i çmendur”: Zbulohet cmimi i biletave të koncertit

Luiz Ejlli nuk humb kohë, por ka rinisur me shpejtësi aktivitetin e tij artistik, të cilin e kishte lënë mënjanë përpara hyrjes në BBVA. Artisti i njohur arriti të kthehet në fenomen sivjet në sajë të paraqitjes së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, dhe një javë pas tij ka zgjedhur të këndojë në Kosovë, e më saktë në Gjakovë.

E nga përcjell Express, cmimet për koncertin e Luizit dhe Threedots dhe tjetrin me Noizyin që mbahen të shtunën dhe të dielën në Gjakovë, nuk janë aspak të cmendura. 20 euro pritet të jetë ky çmim për vajzat derisa për djemtë do të jetë 30 euro.

Mbetet të shihet se si do të jetë atmosfera në koncertet e para të Luizit në Kosovë, teksa është njoftuar se pas Gjakovës, Luizi pritet të mbajë koncert edhe në Ferizaj, konkretisht rreth datave 20 ose 21 maj.

Kujtojmë se përpos koncerteve, ai lansoi këngën e parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2. “2 Shots” quhet kënga e tij e re që është një bashkëpunim i tij me Donald Veshaj. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF