KreuStil Jetese

Ku po jeton Luizi? Ka blerë shtëpi apo te Kiara?

Ku po jeton Luizi? Ka blerë shtëpi apo te Kiara?

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka folur ndër të tjera se si ka ndryshuar jeta e tij që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. I pyetur se ku po jeton, këngëtari tha se ditët e para ka jetuar me Kiarën në shtëpinë e saj, por ka marrë një shtëpi ku do të zhvendosen të dy.

“Për momentin po rrimë, por ia kam thënë edhe Kiarës nuk po më zë vendi aty, sot kam gjetur një shtëpi e dua të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. E gjeta shtëpinë, sot do të hyj. Nuk e them vendndodhjen e shtëpisë. Është apartament në një lagje të thjeshtë”, tha ai.

Luizi ka folur edhe për mungesën e familjes së tij në dasmë, ku tha se e ëma nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa motra e tij ishte e prekur nga komentet negative. “Në lidhje me mungesën e familjes sime në dasmë, unë babanë nuk e kam, familja jetonin në Amerikë. Këtu kisha nënën dhe motrën, nëna ka qenë shumë e sëmurë, ndërsa motra nuk kishte ardhur nga komentet negative. Unë s’kam patur kohë as të ha bukë gjatë këtyre ditëve, madje shumë vetë më kanë thënë qenke dobësuar. Realisht kam rënë katër kile që kur kam dalë”.

Ndërkohë këngëtari ka folur edhe për mendimin që ka nëna e Luizit për Kiarën,Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e askujt dhe asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre. Çdokush e sheh fëmijën e vet si më perfektin, por jeta kështu është, nëna ime dhe shumë prind vendosin që kur shohin fëmijët e lumtur, janë edhe ata të lumtur. Ato kanë ngrënë drekë bashkë, kanë ndenjur kanë fol, nuk e di çfarë kanë bërë, le të rrjedhë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF