KreuStil Jetese

“Më shkëlqejnë sytë”, Klajdi Haruni flet për vajzën që i vjedhur zemrën!

“Më shkëlqejnë sytë”, Klajdi Haruni flet

Klajdi Haruni ka qenë i ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ku për herë të parë dha lajmin e bukur se është në një lidhje dashurie. Artisti përmendi këngën “Skifterja e zemrës”, duke u shprehur se tani që është në një lidhje, e këndon edhe me më shumë dashuri.

 “Ti njëherë këndon për beqarinë, njëherë për dashurinë, po ty, kush ta ka vjedhur zemrën?”, i tha një prej fëmijëve Klajdit, pyetje të cilës ai u përgjigj, “Për këtë duhet të pyesësh Florin, se këngët e tekstet i ka bërë ai. Unë jam shumë i lumtur që i këndoj, më pëlqen që janë me tematika të ndryshme.

Skifteren e zemrës që në momentin e parë e kam kënduar me dashuri, por tani që ma kanë vjedhur zemrën, e këndoj akoma më me shumë dashuri. Më shkëlqejnë sytë!”, ka treguar Klajdi.

Klajdi ka publikuar së fundmi edhe një foto në rrjetin e tij social Instagram, ku shihet ai në sfond dhe dora e partneres së tij, teksa postimi është shoqëruar me një emoji zemre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF