KreuStil Jetese

Një grua do të marrë postin e CEO-s së Twitter?!

Një grua do të marrë postin e CEO-s së Twitter?!

Drejtori i ardhshëm ekzekutiv i Twitter do të jetë një grua. Lajmi është bërë i ditur nga Elon Musk pa specifikuar emrin, por vetëm se do të marrë detyrën në qershor. “Jam i emocionuar të njoftoj se kam gjetur një CEO të ri për Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh”, shkroi miliarderi në rrjetet sociale.

Nw fund tw vitit tw kaluar, Musk nisi një sondazh në platformë për të pyetur përdoruesit nëse ishte e përshtatshme që ai të jepte dorëheqjen si CEO. 57.5% votuan pro dorëheqjes së tij kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye. Ai premtoi se do të respektonte rezultatet e sondazhit, por nuk kishte dhënë detaje për kohën e dorëheqjes së tij apo as emrin e pasuesit të tij të mundshëm.

Sw fundmi ai zbuloi se do të jetë një grua. Ndër emrat më të mundshëm është ai i Sheryl Sandberg, ish-shefe operative e Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale dhe Sarah Friar, CEO e Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, krijuar nga bashkë- themeluesi i Twitter, Jack Dorsey.

Musk është akuzuar më parë nga aksionerët për braktisjen e Tesla-s pas marrjes së Twitter dhe për dëmtimin e markës së kompanisë së makinave.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF