KreuStil Jetese

Foto/Do sqaroj disa gjëra… Jurgena shoqëron Luizin në Gjakovë?

Foto/Do sqaroj disa gjëra… Jurgena shoqëron Luizin në

Pas mbarimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli fituesi i këtij edicioni, në një intervistë disa ditë më parë në emisionin “Më lër të flas”, ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Jurgenën,vajzën që i menaxhoi Instagramin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Luizi u shpreh se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.

Mirëpo, në një profil në Instagram në emrin Jurgena Tusha, janë postuar disa foto që kanë trazuar rrjetin.

Gjatë ditës së djeshme, në Instastory janë postuar foto që hedhin dyshime në lidhje me raportin mes Kiarës dhe Luizit.

Ajo ka hedhur një foto të këmbëve të saj dhe të Luizit, ku pretendohet që po bëhen thashetheme, dhe më pas Tusha ka postuar një foto nga Gjakova, ku dje këngëtari ka qenë i ftuar.

Kiara ka munguar në koncertin e parë të Luizit në Kosovë, ose të paktën asnjë gjurmë e saj nuk është parë në rrjetet sociale.

Jurgena gjithashtu ka shkruar se do të sqaroj disa gjëra pak më vonë.

I vetmi që e ndjek këtë emër, këtë faqe në Instagram nga ish-banorët e Big Brother është Elvis Pupa, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Luizin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF