KreuStil Jetese

Ushqimet që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Ushqimet që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Plakja është një proces kompleks biologjik që ne nuk mund ta kontrollojmë. Disa aspekte të tij bazohen në faktorë trashëgues dhe sëmundje kronike. Megjithatë, disa faktorë janë deri diku të kontrolluar, pasi lidhen me zakone jo të shëndetshme, si dieta e dobët, pasiviteti fizik, konsumi i alkoolit, mungesa e gjumit dhe pirja e duhanit.

Disa ushqime që përveç se janë të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes.

Kosi – Ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.

Boronicat dhe arrat, bajamet, lajthitë – Parandalojnë sëmundjen e diabetit por në të njejtën kohë konsumoni shumë në mënyrë që të plakeni më ngadalë.

Peshku: Peshku pa dyshim është numri një. Me peshk thjesht nuk mund të gaboni.

Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyra omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe mbrojnë nga kolesteroli.

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është i pasur me yndyra të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çokollata – Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF