KreuStil Jetese

“Globus Travel” hap sezonin e ri turistik!

“Globus Travel” hap sezonin e ri turistik!

Kompania e mirënjohur e udhëtimeve “Globus Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik veror 2023. Me anë të një eventi, i cili është kthyer në një traditë për kompaninë, “Globus Travel” ka festuar mes miqve më të mirë dhe klientëve të tyre besnikë.

“Globus Travel”, me një traditë 22-vjeçare në Shqipëri, 11 vitesh në SHBA, 6 vitesh në Kosovë, edhe për këtë sezon turistik është kujdesur të sjellë ofertat më të mira, në destinacionet më të kërkuara.

“Globus Travel” ofron shërbime 365 ditë të vitit, duke ardhur pranë klientëve me paketat më të mira në treg, me një shërbim që bën diferencën. Ky sezon vjen për të gjithë klientët me një destinacion të ri, atë të Kretës, një udhëtim direkt nga Tirana.

Gjatë eventit të drejtuar nga Xhani Shqerra, drejtor marketingu në Globus Travel, dhe bukuroshja Cindy Marina, të ftuarit përfituan udhëtime dhuratë, duke e nisur mbarë këtë sezon të gjithë ata që fati u ‘trokiti në derë’.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF