KreuStil Jetese

Hailey Bieber zbulon frikën që e ndalon të bëhet nënë!

Hailey Bieber zbulon frikën që e ndalon të bëhet

Hailey Bieber ka folur në “Sunday Times” për krijimin e një familje me partnerin e saj Justin Bieber. 26-vjeçarja tha se i do shumë fëmijët, por frikësohet për rritjen e tyre në sytë e publikut. “Unë qaj realisht për këtë gjatë gjithë kohës!”, rrëfeu Hailey. “I dua shumë fëmijët, por kam frikë. Mjafton që njerëzit të thonë gjëra për burrin ose miqtë e mi. Nuk mund ta imagjinoj që të përballem me njerëz që thonë gjëra për një fëmijë. Ne mund të bëjmë më të mirën për t’i rritur ata. Për sa kohë që ata ndihen të dashur dhe të sigurt.”

Ajo trajtoi gjithashtu një sërë temash të tjera të nxehta, duke diskutuar për shëndetin e saj mendor dhe bluzën famëkeqe ‘nepo baby’. Si një anëtare e familjes së njohur të aktorit Baldwin, Hailey foli se si është të rritesh në qendër të vëmendjes.

“Kur je jashtë dhe njerëzit ndalojnë babanë ose xhaxhain tënd dhe kërkojnë fotografi, ti fillon të kuptosh pse… dhe mendova: Unë jam shumë e vetëdijshëm për situatën … do ta them me zë të lartë dhe krenare sepse tashmë po më etiketon si të tillë dhe është e vërtetë”.

Hailey Bieber foli edhe për problemet që ka patur së fundi me shëndetin e saj mendor, duke thënë se viti 2023 i ka dhuruar tashmë disa nga “momentet e saj më të trishtuara dhe më të vështira”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF