KreuBusull

Këngëtarja e njohur, nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur, nënë për herë të

Këngëtarja e njohur Barbana Dini dhe partneri i saj prej kohësh po shijojnë një romancë të bukur dashurie. Dhe mesa duket gjërat mes tyre po shkojnë më së miri, aq sa ata janë gati për hapin e rëndësishëm dhe po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë partneri i saj me anë të disa fotove, ku këngëtarja shihet me barkun e rrumbullakosur. “Gëzuar ditën e nënës për nënën time dhe për nënën e fëmijës tim”, ka shkruar ai krahas fotove.

Ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Kujtojmë që burime pranë Barbana Dinit kanë treguar se kanë qenë njohjet familjare që kanë bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Këngëtarja si fillim preferoi që ta mbante të fshehtë identitetin e tij, por tashmë ata nuk ngurojnë të publikojnë foto së bashku.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF