KreuFashion

Mbesa e Nicole Kidman një yll, 25 vjecarja shkëlqen në tapetin e kuq! 

Mbesa e Nicole Kidman një yll, 25 vjecarja shkëlqen në tapetin e

Mbesa e Nicole Kidman, Lucia Hawley rrëmbeu vëmendjen në Javën Australiane të Modës, e veshur me të kuqe dhe me një make up fare thjeshtë që nxirrrte në pah bukurinë natyrale të 25 vjecares.   

Lucia u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo kur të diskutohej mbi kombinimin më të guximshëm të ditës. Reporterja dukej sensacionale në tapetin e kuq, me këmishën e shkurtër dhe fundin e derdhur të së njëjtës ngjyrë që evidentonin belin e saj të hollë e të tonifikuar.  

Veshjen e shoqëroi me një palë sandale të larta ngjyrë nudë, si dhe një çantë dore të shtrenjtë ngjyrë kafe, të cilën e mbante mbi supe.  

Flokët po kështu i kishte krehur thjeshtë, por ishte e qartë që nuk kishte nevojë për asgjë më shumë se kaq për ta lënë bukurinë e saj të shkëlqente vetiu.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF