KreuStil Jetese

Nënë për herë të dytë; Eliona Pitarka ndan portretin familjar me 4 anëtarë!

Nënë për herë të dytë; Eliona Pitarka ndan

Aktorja e njohur Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, emrin e së cilës ende nuk e ka zbuluar. Pitarka ka zgjedhur që të japë vetë lajmin e ëmbël dhe të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram foto të ëmbla me foshnjën e porsalindur… “Ajo është këtu”, shkroi ajo krah fotos së parë të vogëlushes.

Ndërkohë së fundmi aktorja ka ndarë edhe portretin e parë familjar të familjes së bashku me anëtaren më të re, “Familje prej katër anëtarësh tani”, ka shkruar ajo.

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Eliona dhe partneri i saj janë prindër edhe të vajzës së tyre të parë, e cila quhet Gala. Rreth një vit më parë Eliona i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Ata organizuan një dasmë luksoze në një ditë shumë speciale për ta, pasi 22 Marsi është dita kur ka lindur Gala.

Aktorja, e cila nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi asokohe për herë të parë foto me të.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF