KreuStil Jetese

“Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh”: Deputetja shqiptare reagon ndaj deklaratës së Zhaklinës!

“Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh”: Deputetja shqiptare

Deklarata e Zhaklin Lekatarit gjatë vizitës së në Serbi ka shkaktuar zhurmë të madhe, e reagimet ndaj saj, vazhdojnë. Gazetarja u shpreh gjatë ndalesës atje se ‘ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë’.

Një reagim i parë publik ndaj këtij pohimi të saj erdhi nga këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi. Ndërsa së fundi, me tone të ashpra u shpreh edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Musliu ka pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave Kosovës duke shtuar se urrejtjen që po mbjell, atë edhe do të korr. “Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua?

Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar deputetja duke etiketuar Nita Latifin në postim.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF