KreuStil Jetese

Ndjekje e cmendur, Harry dhe Meghan rrezikojnë të njëjtin fat si Diana: “Një hap larg katastrofës”!

Ndjekje e cmendur, Harry dhe Meghan rrezikojnë të njëjtin fat si

Princi Harry së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan Markle dhe vjehrrën e tij, janë përfshirë së fundmi në një ‘ndjekje të cmendur, e pothuajse katastrofike me makinë nga paparacët’. Lajmi i pohuar nga një zëdhënës i ciftit, solli menjëherë ndërmend episodin fatkeq të vitit 1997, në të cilin humbi jetën nëna e tij, princesha Diana.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork. Zëdhënësi tha se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë dhe rezultoi në “përplasje të shumta afër tyre”.

Policia vendase njoftoi se nuk ka të lënduar apo të arrestuar, ndërsa Buckingham Palace nuk ka bërë ende asnjë koment mbi ngjarjen.

Çifti dhe nëna e Meghan, Doria Ragland, u përpoqën të mbroheshin nga paparacët duke shkuar në një stacion policie në Manhattan. Më pas kishin një plan për të përdorur një taksi të Nju Jorkut. Shoferi i taksisë Sukhcharn Singh, i cili quhet Sonny, i tha BBC se ai mori katër pasagjerët në Rrugën 67 midis Lexington Avenue dhe 3rd Avenue. “Ndërsa ecnim, u bllokuam nga një kamion plehrash dhe papritmas erdhën paparacët dhe filluan të bënin foto. Në fakt, ata nuk ishin agresivë por edhe pse mbajtën distancën, na u qepën këmba-këmbës. Mund të kishte qenë fatale”.

Princesha Diana, u vra në një aksident automobilistik në Paris, ndërsa ndiqej nga fotografët. Në një intervistë me BBC-në për dokumentarin Diana, 7 Days, Princi Harry iu referua paparacëve si “një tufë qensh” që vazhdimisht përndiqnin nënën e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF