KreuStil Jetese

Pique i zhgënjyer nga Shakira: shkak pjesëmarrja e 2 fëmijëve në videoklip!

Pique i zhgënjyer nga Shakira: shkak pjesëmarrja e 2

Përpjekjet e vazhdueshme të Shakira-s dhe Gerard Pique-s për të kapërcyer vështirësitë e marrëdhënieve të tyre dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies së fëmijëve të tyre, kohët e fundit janë vënë në fokus. Pavarësisht ndarjes së tyre, ata mbeten të përkushtuar ndaj dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

Më herët, Shakira shprehu zhgënjimin e saj kur një nga djemtë e saj u shfaq në transmetimin e një ndeshjeje të Kings League me Pique. Tani, është Pique ai që ka shprehur pakënaqësinë që fëmijët e tyre këndojnë dhe luajnë piano në një videoklip me Shakirën.

Sipas Lorena Vazquez, ish-futbollisti nuk është i kënaqur me këtë zhvillim, pasi është vvënë në dijeni për pjesëmarrjen e tyre vetëm pas publikimit të videoklipit. Shakira është shprehur se fëmijët e saj kishin kaluar kohë me të në studio dhe me të dëgjuar këngën kushtuar atyre, shprehën dëshirën për të qenë pjesë e saj.

Më tej, avokatja e Shakirës, Pilar Mane, në një deklaratë për Europa Press, ka hedhur dritë mbi gjendjen aktuale të ish-çiftit. “Nuk kam asnjë lajm se diçka nuk shkon. Gjithçka është rregulluar, gjithçka është në rregull, ai do të vizitojë fëmijët, gjithçka po funksionon”.

Padyshim që ky episod nuk do të jetë rasti i fundit ku Shakira dhe Pique kanë mendime të ndryshme në lidhje me edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF