KreuStil Jetese

Robert de Niro apo Al Pacino? Debat i madh në mediat sociale se cili ka qenë më seksi!

Robert de Niro apo Al Pacino? Debat i madh në mediat sociale se cili ka

Ka ngjallur debate të mëdha një sondazh në Twitter që u kërkon përdoruesve të zgjedhin se cili aktor ishte më seksi në kohën e rinisë, Robert de Niro apo Al Pacino. Anketimi i rastësishëm ka marrë më shumë se 270 mijë përgjigje.

Ishte shkrimtarja Ashley Reese që postoi sondazhin i cili u bë viral ku ajo u kërkoi ndjekësve të saj të zgjidhnin mes dy yjeve të kinematografisë botërore, të cilët nuk interpretuan kurrë bashkë në një film deri në “Heat” të vitit 1995.

Aktualisht Al Pacino është 83 vjeç dhe De Niro 79 vjeç. ‘Në një dasmë dhe në mes të një debati të madh. Ju lutem votoni”, ka shkruar Reese në postimin e saj. ‘Kush ishte më hot?’

Ashley Reese on Twitter: “At a wedding and having a big debate rn. Please vote. Who was hotter?” / Twitter

Sondazhi i frymëzuar nga Reese tërhoqi vëmendjen e mediave si TMZ dhe Vanity Fair, të cilat e shpërndanë. Në fund, rezultati ishte befasues: Përdoruesit e Tëitter u bashkuan për t`u siguruar që Pacino dhe De Niro të merrnin një sasi të barabartë votash deri në mbylljen e votimit.

“Ky barazim 50/50 është i pabesueshëm”, shkroi Reese pas numërimit final. ‘Më shumë njerëz votuan në këtë sondazh, sesa në disa zgjedhje lokale,’ shtoi ajo në një postim tjetër.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF