KreuStil Jetese

Greta Koçi, rrëfimi pas 4 vitesh martese: Bashkëshorti është inxhinjer, është nga veriu…

Greta Koçi, rrëfimi pas 4 vitesh martese: Bashkëshorti

Pas një periudhe shkëputjeje, Greta Koçi është rikthyer përballë publikut shqiptar përmes “Në kurthin e Piter Panit”, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve të këndshëm kureshtarë të këtij formati, por edhe vetë moderatores së njohur, Alketa Vejsiu.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit dhe marrëdhënies së tyre. Ajo tregoi se është martuar prej 4 vjetësh, por nuk ka bërë dasëm. Sa për të shoqin, është shqiptar nga veriu i vendit dhe tani jetojnë së bashku në Amsterdam.

“Ai  është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin. Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja për “Në kurthin e Piter Panit”.

Gerta Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së shoëbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.

Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?

Greta Koçi: Shqiptar.

Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF