KreuStil Jetese

“Puthjen e parë e dhamë pas..”, Beniada Nishani flet për partnerin: Jam më e lumtur se kurrë

“Puthjen e parë e dhamë pas..”, Beniada Nishani flet

Beniada Nishani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur ndër të tjera edhe për lidhjen e saj të dashurisë. Modelja e cilëson vetën me fat, teksa shprehet se është shumë e lumtur.  “Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.

Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se ka gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas. “Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri”, tha Beniada, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.

Prej kohësh modelja e njohur ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sociale për shkak të lidhjes së saj me vëllain e Arbër Hajdarit. Beniada Nishani konfirmoi në njëfarë mënyre lajmin e bukur pasi publikoi një fotografi të Blertit teksa ai ishte i ftuar në një program, ndërkohë ajo ndodhej në shtëpinë e saj duke e ndjekur nga ekrani partnerin.

Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar si i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. Blerti Hajdari, 32-vjeç, është rikthyer para pak kohësh përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka patur në New York, të cilës i ka dhënë fund.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF