KreuStil Jetese

“Emrin ma ka gjetur Doktor Flori”, Big Basta emocionon me historinë e emrit të artit!

“Emrin ma ka gjetur Doktor Flori”, Big Basta emocionon me

Artisti i njohur Big Basta ka qenë i ftuar këtë të premte në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera ka treguar se çfarë fshihet pas emrit të tij të artit. Big Basta zbuloi se emrin me të cilin i është prezantuar publikut shqiptar, ia ka gjetur këngëtari i ndjerë, Doktor Flori.

Unë emrin e gjatë e kam Gerald, por shkurt familja më thërret Geri, pastaj shokët më thërrasin Bigu, më thërrasin edhe Nona. Pastaj emri Big Basta erdhi më vonë dhe jam shumë me fat që emrin Big Basta ma ka gjetur një miku im që sot nuk është më mes nesh, Doktor Flori dhe kam qenë tek shtëpia e tij dhe ai ka thënë…Se unë kisha një emër pak më gangster, më të keq dhe ai tha që ‘më mirë e bëjmë Big Basta dhe nuk keqkuptohet fare’ dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Doktor Flori tha ‘më mirë bëje Big Basta dhe je perfekt’”, rrëfeu Big Basta.

Big Basta së bashku me bashkëshorten Vesa Luma dhe fëmijën e tyre prej vitesh në Zelandën e Re. Lidhur me këtë vendim, këngëtari tha, “Ka mirëqenien e lartë, ofron një të ardhme shumë të mirë, oferta e mirë për punë, për gjëra, edhe jeta aty shumë e mirë, shumë e qetë. Jemi shumë të lumtur. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë. Edhe Shqipëria është opsion shumë i mirë për ne për momentin”.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të rikthehej në Shqipëri apo do të jetonin atje përgjithmonë, Big Basta tha, Jemi shumë të lumtur, por do të donim të kishim edhe prindërit këtu. Më mungon shumë familja, ajo është kryesorja. Prandaj nuk i dihet asnjëherë nëse do ta vazhdojmë jetën këtu në Zelandë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF