KreuStil Jetese

Shoqe “për kokë”, Vesa Luma feston ditëlindjen me “çikat” e saj: “Me fat që të kemi”!

Shoqe “për kokë”, Vesa Luma feston ditëlindjen me

Urimet nga familjarët, nga miq e të afërm padyshim nuk kanë munguar sot për Vesa Lumën në  një ditë mjaft të vecantë për të. Por këngëtares mjaft të dashur për publikun shqiptar ia zbukuruan edhe më shumë ditëlindjen mikeshat e saj, ndërsa të cilat edhe Agnesa Vuthaj e Leonora Jakupi.

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Vajzat u mblodhën të festojnë e të këndojnë së bashku, duke i dhuruar kështu Vesës një kujtim mjaft të vecantë. “Epo qe do te festoj ditelindjen Shkup e Shkoder s`e besova as vetë. Çikat e mia, pak eshte me ju thene ju dua shume dhe jam shumë e bekume që ju kam”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja ka lindur në 12 maj të vitit 1986 dhe sot mbush 37 vjec. Në skenë ajo për herë të parë doli në moshën pesë vjeçare, në programin “Akordet e Kosovës”. Përvec sukseseve në muzikë, ka qenë për 7 vjet prezantuese në RTK, ndërsa pas një pauze të gjatë iu rikthye ekranit me një emision të ri përpara se të sillte në jetë vogëlushin e saj, Lian, të cilin e ka përshkruar “si “arritjen më të madhe dhe arsyen e jetës”.

Vesa dhe bashkëshorti Big Basta u shpërngulën në Zelandën e Re, për ta ndërtuar aty jetën e tyre familjare, por janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe nuk e harrojnë vendlindjen.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF