KreuStil Jetese

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme”, Qetsori flet për kërcënimet ndaj familjes së tij

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme”,

Qetsori, ish-banori i “Big Brother VIP”,  i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur për jetën dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme.

Gjysmëfinalisti foli gjithashtu për gjuhën e përdorur nga ndjekësit për fëmijët e tij që nga momenti që u bën pjesë e shtëpisë për të surprizuar të atin.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”,- u shpreh ai.

Ai tregoi se është përdorur një gjuhë e rëndë ndaj fëmijëve.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF