KreuStil Jetese

“Dinner-Show” nga Enada & Gerd Vaso! Mos mungoni!

“Dinner-Show” nga Enada & Gerd Vaso! Mos mungoni!

Dy balerinët e njohur Enada dhe Gerd Vaso janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata zgjedhin që vazhdimisht të vijnë pranë publikut që aq shumë i do me anë të projekteve të shumta që realizojnë.

Së shpejti, ata do të jenë të pranishëm në një event shumë special, i cili nuk duhet humbur për asnjë arsye. Folku shqiptar, tango, vals, latine, flamenco dhe moderne do të vijnë nga artistë shqiptarë dhe të huaj, duke e bërë darkën tuaj të paharruar.  

Një udhëtim për të shijuar copëza të bukura të muzikës shqiptare dhe europiane të viteve 1950-2023. Gjatë spektaklit publiku mund të porosisë një gotë verë dhe diçka për ta bërë kohën e kaluar aty edhe më të bukur.

A post shared by enadagerdvaso (@enadagerdvaso)

Argëtimi dhe hareja për të gjithë të pranishmit mund të vazhdojë edhe pas përfundimit të darkës pasi të gjithë do të kenë mundësi të kërcejnë nën tingujt e luajtura nga DJ.

Eventi mbahet më 30 maj, në orën 20:30, në Amazonic në Arena Center!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF