16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Në një lidhje të re dashurie? Njihuni me vajzën në krah të Butrint Imerit!

Këngëtari i njohur Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku dhe një nga më të komentuarit. Shpesh Butrinti ka qenë i përfolur edhe për lidhjet e tij, pasi vazhdimisht ka zgjedhur të ngacmojë ndjekësit me anë të postimeve të dyshimta që bën, duke u shfaqur me vajza ‘misterioze’.

Së fundmi Butrinti ka treguar se ndodhet me pushime në Meksikë. Në një prej fotove të publikuara shihet i lumtur krah një bukurosheje brune me bikini, dhe menjëherë në media po qarkullon lajmi se vajza në fjalë është partnerja e re e këngëtarit.

Thuhet se vajza quhet Emily Acevedo, është 22 vjeçe, dhe është nga Venezuela. Muajt e fundit Butrinti ka qenë i diskutuar në media edhe për shkak të ish-lidhjes së tij me moderatoren Kiara Tito, e cila prej disa muajsh ishte pjesë e “Big Brother VIP”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi moderatorja në fillim fliste për romancën që kishte patur me këngëtarin, por pas daljes u tregua e prerë duke mos komentuar as mbështetjen që Butrinti i kishte dhënë gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit