KreuStil Jetese

VIDEO/ Brenda dasmës përrallore të vajzës së Tom Doshit!

VIDEO/ Brenda dasmës përrallore të vajzës së Tom

Vajza e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kësaj të diele, duke kurorëzuar dashurinë e saj me Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Çela, në një ceremoni madhështore.

Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa ambienti ishte dekoruar me lulet shumëngjyrëshe. Në këtë ceremoni në mes të të ftuarve, kanë qenë shumë nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar, ku do të përmendim Luizin, Kiarën, Sara Hoxhën.

Briana dhe Bruno zgjodhën që këtë kurorëzim ta realizonin në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Love Mary Cela.

Kujtojmë që Bruno Çela është djali i biznesmenit Geront Çela, i pllakave Brunes dhe aksioner për ndërtimin e Vlora Marina. Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.



A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF