KreuFashion

Me duar në xhepa është dhe moda!

Me duar në xhepa është dhe moda!

Fustani vintage i Dua Lipës nga Chanel në Met Gala kishte xhepa.

Dhe stilisti i preferuar për fansat e modës, Christopher John Rogers, prezantoi pak ditë më parë në pasarelë  veshje të thurura me xhepa të mëdhenj.

Dikur një simbol utilitar dhe tani një zbukurim, xhepat janë bërë shpejt zbukurimi më i spikatur i këtij sezoni, duke u shfaqur masivisht në minifundet Miu Miu, korsetë Dion Lee, minifustanet Blumarine, pantallonat e shkurtra Isabel Marant apo edhe tek çizmet The Attico. Xhepat këtë sezon janë vërtet kudo, të fshehura ose të dukshme.

Nëse dikur një fustan me xhepa do të ishte sportiv, sot xhepat gjejnë vend edhe në fustane apo veshjet më klasike të mbrëmjeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF