KreuStil Jetese

“Po përpiqem të mos e gjej dhe ta vras”, ish-i i Dua Lipës shqetëson me deklaratën!

“Po përpiqem të mos e gjej dhe ta vras”, ish-i i Dua

Mediat rozë gëlonin prej disa kohësh, e duket Dua Lipa vendosi ta bënte publike më në fund lidhjen e saj me Romain Gavras. Këngëtarja e njohur u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në krah të regjisorit 41 vjecar, duke konfirmuar tashmë hapur marrëdhënien e saj me ish-in e Rita Orës.

Dhe pikërisht pak pasi ndodhi kjo, ish-partneri i Duas bëri disa postime shqetësuese në rrjetet sociale.

 Anwar Hadid nuk specifikoi se kujt i drejtohej postimi, por postoi një selfie ku shihej me një pamje tejet të zymtë, cka i bëri ndjekësit të mendonin më të keqen. “Po përpiqem të mos e gjej dhe ta vras”, shkroi ai në krah të fotos.

Hadid megjithatë reagoi së fundi duke fajësuar internetin që mendoi se mesazhi i tij i fshehtë ishte për të dashurin e ri të Duas. Modeli shkroi në Instagram Story se ndjekësit e tij janë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla. “Çmenduri sesi Interneti krijon artikuj të tërë për gjëra që nuk i di!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni,”-ishte mesazhi i tij.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF