KreuStil Jetese

Stresi befason me deklaratën për Zhaklin Lekatarin!

Stresi befason me deklaratën për Zhaklin Lekatarin!

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, bëri një deklaratë të fortë teksa i përgjigje pyetjes se me cilin nga personazhet pubike nuk do të martohej kurrë.

Stresi është përgjigjur se Zhaklin Lekatari është personi me të cilin nuk do donte të kishte lidhje, dhe as nuk do të donte të lidhte kurorë. Fituesi i Big Brother VIP Kosova shtoi po kështu se nuk do të bëhet kurrë pjesë e një formati të tillë në Shqipëri.

Pas pretendimeve polemizuese se “ndihej e sigurt në Serbi pasi nuk kishte shqiptarë”,  Zhaklina u kthye sërish në qendër të vëmendjes me publikimin e një tjetër fotoje në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës 1998-1999, kur forcat serbe dëbuan pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.

Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, ishte plagosur nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur . Ai vdiq para dy vitesh nga Covid-19.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF