KreuStil Jetese

FOTO/ Modelja Gisele Bündchen prezanton motrën e saj binjake!

FOTO/ Modelja Gisele Bündchen prezanton motrën e saj binjake!

Modelja Gisele Bündchen, 42 vjeçe, është një nga gjashtë motrat, njëra prej të cilave është motra e saj binjake, Patricia. Përgjatë viteve, Bündchen shpesh e ka cilësuar binjaken e saj si “gjysmën” tjetër të saj. Së fundmi ato kanë bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq gjatë një eventi.

Patricia shërben si menaxhere e motrës së saj dhe mbikëqyr marrëveshjet e saj të biznesit në Brazil. “Ne i besojmë njëra-tjetrës dhe gjithmonë duam më të mirën dhe kjo është e paçmueshme”, u shpreh Gisele.

“Familja ime është gjithçka për mua dhe motrat e mia janë shoqet e mia më të mira, edhe nëse ndonjëherë nuk kemi të njëjtat mendime”, tha Gisele në këtë event. “Familja është ajo që na jep themelet tona, ata janë mësuesit tanë më të mëdhenj dhe na ndihmojnë të bëhemi ata që jemi”.

Në vitin 2019, Bündchen në ditëlindjen e tyre të përbashkët ndau një foto të ëmbël krah motrës së saj, “Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time! Sot jemi larg fizikisht, por gjithmonë jemi të lidhura në zemër”, ka shkruar ajo. “Më mungon shumë. Të uroj gjithë dashurinë dhe lumturinë e botës! Të dua!”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF