KreuStil Jetese

Konfirmohet lidhja e Anna Likës dhe Bjordit!

Konfirmohet lidhja e Anna Likës dhe Bjordit!

Produksioni dhe aktorët e serialit “H.O.T” kanë festuar të gjithë së bashku këtë të martë, pasi mbaruan xhirimet e sezonit të dytë të serialit. Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktorët me anë të postimeve që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale.

Ata që kanë rënë më së shumti në sy kanë qenë Bjordi Mezini dhe Anna Lika, të cilët përfliten prej shumë kohësh se janë në një lidhje dashurie, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht romancën.

Ata kanë pozuar në krah të njëri-tjetrit dhe duhet thënë që duken shumë bukur. Bjordi dhe Anna morën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve gjatë mbrëmjes, por edhe të ndjekësve në rrjetet sociale.

Ndërkohë Inis Gjoni, tezja e Anës, dhe miq të tyre kanë postuar edhe një kërcim të tyre duke e cilësuar çiftin shumë të bukur. “Sa të bukur janë”, ka shkruar Amos Zaharia, postim i cili është rishpërndarë nga Anna Lika.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF