KreuStil Jetese

Beyoncé dhe JAY-Z blejnë shtëpinë më të shtrenjtë ndonjëherë në Kaliforni për 200 milionë dollarë!

Beyoncé dhe JAY-Z blejnë shtëpinë më të

Beyoncé dhe JAY-Z kanë blerë një rezidencë 40,000 metra katrorë me pamje nga Oqeani Paqësor në Malibu. Prona ishte e listuar për 295 milionë dollarë, por burime për “People” konfirmojnë se superyjet kanë paguar vetëm rreth 200 milionë dollarë për të.

Kjo shënon çmimin më të lartë të shitjes së shtëpive në historinë e Kalifornisë dhe shitjen e dytë më të shtrenjtë në SHBA, rekordi i vendosur nga një apartament 238 milionë dollarësh i shitur në Nju-Jork në 2019.

Në tetor 2021, shtëpia më e shtrenjtë në Kaliforni u shit për 177 milionë dollarë, i ndjekur nga blerja e një shtëpie prej 165 milionë dollarësh në Beverly Hills nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos në vitin 2020.

Shtëpia e re e ëndrrave të çiftit në Malibu, e cila është përshkruar si një vepër arkitekturore e artit, dhe thuhet se u deshën 15 vjet për ta ndërtuar.

Kjo nuk është hera e parë që ata shpenzojnë për pasuri të paluajtshme. Dyshja pagoi 88 milionë dollarë për një kompleks Bel Air prej 30,000 metrash katrorë në gusht 2017 në Los Anxhelos, pavarësisht buxhetit të tyre prej 100 milionë dollarësh. Vetëm një muaj më vonë, artistët morën një pronë ujore prej 26 milionë dollarësh në Hamptons, që, në atë kohë, një burim i tha PEOPLE ishte një “çmim shumë i mirë” për shtëpinë 12,000 metra katrorë në një sipërfaqe prej 2,1 hektarësh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF