KreuCelebrity

PAMJE/ Brenda kompleksit 76 milion dollarësh të Tina Turner në Zvicër!

PAMJE/ Brenda kompleksit 76 milion dollarësh të Tina Turner në

Tina Turner 83 vjeç, vdiq në shtëpinë e saj pranë Cyrihut në Zvicër të mërkurën pas një sëmundjeje të gjatë. Dy vite më parë para vdekjes ajo dhe bashkëshorti shpenzuan 76 milionë dollarë për një pronë të madhe me pamje nga liqeni i Cyrihut.

Pasuria, e përbërë nga 10 ndërtesa, u ble nga Turner dhe bashkëshorti i saj me origjinë gjermane, Erëin Bach, si një vendstrehim për fundjavë.

Prona prej 260,00 metrash katrore u kompletua me veçori ujore, duke përfshirë një liqen të vogël privat, një përrua, pishinë dhe një port i vogël varkash.

Ndërsa shumë detaje të kompleksit mbeten të fshehura pasi brenda kompleksit dyshja janë kujdesur që të mos ndajnë pamje, fotografitë nga larg ndihmojnë për të treguar shkallën masive të pasurisë. Turner dhe Bach duhej të prisnin për të blerë pronën derisa të merrnin nënshtetësinë zvicerane për shkak të një ligji zviceran që thotë se jorezidentët nuk janë në gjendje të blejnë pronë në vend.

Turner i braktisi Shtetet e Bashkuara dekada më parë.

“Unë jam larguar nga Amerika sepse suksesi im ishte në një vend tjetër dhe i dashuri im ishte në një vend tjetër. Në thelb, Evropa ka qenë shumë mbështetëse për muzikën time”; i tha ajo Larry King në 1997, duke treguar popullaritetin e Private Dancer në Mbretërinë e Bashkuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF