KreuStil Jetese

Thjesht waw; Dua Lipa dhe Donatella Versace prezantojnë koleksionin e tyre!

Thjesht waw; Dua Lipa dhe Donatella Versace prezantojnë koleksionin e tyre!

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa dhe stilistja e njohur Donatella Versace janë bërë bashkë dhe kanë prezantuar koleksionin e tyre të përbashkët “La Vacanza”. Dua në një konferencë për shtyp në Kanë, disa orë përpara se koleksioni të zbulohej u shpreh se, “Ne vendosëm ta bënim atë në një natë në Nju-Jork. Donatella dhe unë kemi bërë shumë së bashku me kalimin e kohës, por mundësia për të hyrë në atelie dhe për të qenë pjesë e historisë së Versace ka qenë absolutisht magjepsëse”.

Marrëdhënia e ngushtë e këngëtares me shtëpinë e modës filloi në vitin 2018, kur ajo veshi një palë rroba banje Versace 2018 të koleksionit pranverë/verë në printin e saj Tresor de la Mer për të performuar hitin e saj të mrekullueshëm “New Rules” në Brit Awards. “Donatella më ka mbështetur që në fillim. Ajo performancë britanike ishte shumë e veçantë për mua”.

Ishte një përvojë e veçantë jo vetëm për Dua Lipën, por edhe për Donatellën, e cila gjatë paraqitjes së saj në Kanë, u shpreh, “Të kem një zë jashtë ekipit tim më tregon se si e sheh ajo Versace dhe është kaq e rëndësishme. Dua përfaqëson gruan e sotme: ajo është e sigurt, e fortë dhe ka aftësinë të ndikojë te njerëzit, jo vetëm sepse është e famshme, por për shkak të vlerave të saj”.

Koleksioni “La Vacanza”, i cili tashmë është i disponueshëm për t’u blerë, kombinon firmat e Versace me shenja dalluese të stilit të këngëtares. “Flutura është diçka që ne e lidhëm shumë herët. Është argëtuese, është flirt”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF