KreuStil Jetese

U tradhtua nga partneri; Diola Dosti: Ia kam falur, nuk e dua!

U tradhtua nga partneri; Diola Dosti: Ia kam falur, nuk e dua!

Nutricionistja Diola Dosti ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku ka pranuar edhe një herë që është tradhtuar nga partneri, duke theksuar se në asnjë moment nuk e ka krahasaur atë person me veten.   

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.

Diola Dosti është nënë e tri vajzave, për të cilat vazhdimisht ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi u diskutua shumë edhe marrëdhënia e saj me Xhonatanin, me të cilin pati shumë kimi, gjë që Diola e ka pranuar edhe vetë pas daljes nga ‘reality show’.

 

“Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF