KreuStil Jetese

“Georgina jeton për para e famë”; Miq të familjes: Ronaldo do të shpallë ndarjen

“Georgina jeton për para e famë”; Miq të familjes:

Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me partneren Georgina Rodriguez, shkruan portugezja “Gente”. Leo Caeiro, miku i nënës së Ronaldes Dolores Aveiro, garanton se ata nuk janë më bashkë.

“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”,  thotë ai. Lidhja e tyre thuhet se është në krizë për shkak të qëndrimeve gjithnjë e më egocentrike të Georgina-s.

“Rodriguez nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”,  thotë Léo Caeiro.

Edhe pse në rrjet prej kohësh qarkullojnë lajme të tilla, vetë çifti i famshëm i ka mohuar qoftë me anë të burimeve të brendshme, qoftë me postimet romantike në rrjetet e tyre sociale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF