KreuStil Jetese

“Ish 16 vjec, e përjetova shumë keq”…Almeda Abazi rrëfen momentin e vështirë!

“Ish 16 vjec, e përjetova shumë keq”…Almeda Abazi

Almeda Abazi ka rrëfyer për emisionin “Në kurthin e Piter Pan” një nga ato që i konsideron si momentet më të vështira të jetës së saj. Aktorja u përball në moshë shumë të re me një humbje tejet të madhe, atë të babait të saj. Sic rrëfeu në emision, kjo gjë e bëri të piqej përpara kohe emocionalisht.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë.

Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur.”- ka treguar Almeda.

Më tej, ajo ndau për publikun dhe historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin turk Tolgahan Sayisman. Almeda tha mes tyre pati një pëlqim të menjëhershëm e reciprok, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Por ajo vetë ishte asokohe shumë e fokusuar pas karrierës.

 “Kishim të dy të njejtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”- u shpreh Almeda.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF