KreuStil Jetese

Kim Kardashian: Kanye më akuzonte se isha e lidhur me Drake!

Kim Kardashian: Kanye më akuzonte se isha e lidhur me Drake!

Sezoni 3 i “The Kardashians” nisi këtë javë dhe episodi i parë i tij nuk ka lënë askënd indiferent.  Kim nuk po jeton momentin e saj më të mirë përsa i përket jetës së saj të dashurisë dhe këtë e ka bërë të ditur në reality show-n e saj.  Kim, e cila pas divorcit me reperin Kanye West filloi të takohej me komedianin Pete Davidson për t’i dhënë fund lidhjes së tyre vetëm 9 muaj pasi filloi, ka reflektuar mbi komentet dhe qëndrimet e babait tw katër fëmijëve të saj.

Kim Kardashian foli për marrëdhënien e saj me Kanye West gjatë premierës së sezonit të tretë të The Kardashians, duke zbuluar se ish-partneri i saj e akuzonte se ajo kishte qenë në një lidhje me Drake. “Ishte ai që nisi një thashethemet që kisha qenë e lidhur me Drake. Ai më akuzoi publikisht për këtë gjatë martesës sonë. Pra, personi që supozohet të më mbrojë më shumë, publikisht më akuzonte se kam patur një lidhje gjatë gjithë martesës sonë. Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj si ai mendon se ishte një mbrojtës”, u shpreh Kim.

“Pavarësisht të gjitha gjërave të çmendura që tha Kanye për ne, unë kurrë nuk komentova apo publikova asgjë. Ai shpiku një histori të çmendur për mua dhe videon time”, tha Kardashian para se të shpjegonte se reperi e ka “nënçmuar atë për kasetë seksuale”.

Kim e përfundoi fjalimin e saj duke sulmuar Kanye, “Të gjitha sharjet e tij do të jenë shumë më të dëmshme për fëmijët një ditë sesa do të jetë ndonjëherë kaseta ime dhe unë duhet të ulem këtu dhe të mos them asgjë, sepse e di që një ditë fëmijët e mi do ta vlerësojnë këtë. Dhe e di që kjo është gjëja më e mirë për ta.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF