KreuStil Jetese

Së shpejti “çipi në tru”: Kompania e Elon Musk merr dritën jeshile!

Së shpejti “çipi në tru”: Kompania e Elon Musk merr

Kompania e Elon Musk-ut për implantet e trurit, Neuralink njoftoi se ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin e parë klinik tek njerëzit.

Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për provat njerëzore. Por aplikimi i kompanisë u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha sipas Voa-s, kompania Neuralink përmes një postimi në Twitter të enjten.

Neuralink shtoi se kompania nuk është ende e hapur për një provë klinike.

Neuralink po zhvillon një implant truri që shpreson se do të ndihmojë njerëzit e paralizuar të ecin përsëri dhe të kurojë sëmundje të tjera neurologjike.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF