16.5 C
Tirana
E mërkurë, 31 Maj, 2023
spot_imgspot_img

Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner!

Të mërkurën, bota e muzikës u ‘vesh’ në zi pas shpalljes së vdekjes së Tina Turner në moshën 83-vjeçare. Së fundmi janë zbuluar shkaqet e vdekjes së ikonës legjendare të muzikës nga përfaqësuesi i saj, i cili foli për Daily Mail.

Më 24 maj, Turner vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e saj pranë Cyrihut, Zvicër. Më herët menaxheri i saj njoftoi se Tina luftonte me një “sëmundje të gjatë”, megjithëse ai nuk dha më shumë detaje rreth saj.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner. Me muzikën dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo mahniti miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i japim lamtumirën një mikeje të dashur që na la gjithë veprën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë”, ishte mesazhi që bëri të ditur vdekjen e këngëtares.

Dy muaj para vdekjes së saj, interpretuesja e “Ëhat’s Love Got to Do ëith It” foli për betejën e saj me sëmundjen e veshkave.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit