KreuStil Jetese

Eskorta të huaja “pushtojnë” Tiranën; Vajza nga Libia, Kazakistani e Taxhikistani punojnë në banesa me qira!

Eskorta të huaja “pushtojnë” Tiranën; Vajza nga

Tirana mesa duket është shndërruar në një destinacion për vajzat nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira, dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Mësohet se reklamimin këto vajza e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur “Tirana escorts”. Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve pasi 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë.

Adoleshntët e moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin. Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF