KreuStil Jetese

Sharon Stone pozon me bikini për të mahnitur fansat në rrjetet sociale!

Sharon Stone pozon me bikini për të mahnitur fansat në rrjetet

Sharon Stone ka bërë bujë në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Aktorja 65-vjeçare amerikane, e njohur për rolet e saj në filmat ikonë si “Basic Instinct”, i la pak imagjinatës pasi dukej mahnitëse me bikini Dolce & Gabbana, me dizenjo leopardi dhe ngjyrë të gjelbër të çelur.

“Gati për verën”, shkruhej në mbishkrimin e saj, me postimin që grumbulloi menjëherë mijëra pëlqime. 3.7 milionë ndjekësit e saj kanë mbetur të mahnitur nga fotot, shumë prej të cilëve edhe kanë komentuar, “Sharon dukesh fantastike për çdo moshë”, ka shkruar një fanse. ” Ju dukeni fantastike, në formë dhe të shëndetshme”.

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Vitin e kaluar, Stone ndau gjithashtu një foto mahnitëse me bikini, duke shfaqur me rroba banje të zeza gjatë një festë në pishinë në rezidencën e saj në Beverly Hills. Ndërkohë në një postim në fund të korrikut, Stone doli topless, e veshur vetëm me një fund leopardi jeshil dhe një peshqir plazhi mbi supet e saj.

Aktorja e njohur vazhdon të magjeps publikun e saj me besimin dhe bukurinë e saj të përjetshme, duke dëshmuar se mosha është vetëm një numër.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF